Muzikë
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice”
Zvicra është prezantuar sonte në skenën e Eurovision Song Contest 2026, që po zhvillohet në Vjenë të Austrisë, përmes këngëtares Veronica Fusaro, e cila përfaqësoi vendin në gjysmëfinalen e dytë të festivalit.
Artistja 29-vjeçare nga Berna interpretoi këngën “Alice”, një krijim me stil alternativ pop-rock që trajton temën e dhunës ndaj grave. Performanca e saj u karakterizua nga një qasje emocionale dhe energjike, duke sjellë një mesazh të fortë për publikun evropian, transmeton albinfo.ch.
Skenografia ishte një nga elementet më të veçanta të natës, e realizuar nga koreografi suedez Fredrik “Benke” Rydman. Në skenë, Fusaro performoi brenda një strukture të formuar me litarë të kuq, duke krijuar një atmosferë që u zhvillua deri në kulmin me një solo në kitarë elektrike.
Kënga “Alice” ndërthur ritme të lehta të valsit në fillim me shpërthime rock më intensive, duke e bërë performancën të ndryshojë dinamikisht gjatë gjithë interpretimit.
Zvicra u paraqit mes 15 shteteve konkurrente në gjysmëfinale, me synimin për të siguruar kualifikimin në finalen e madhe të Eurovisionit.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Fotolajm: Zviceranët po votojnë për kufizimin e popullsisë Sot, qytetarët e Zvicrës po votojnë për iniciativën popullore “Jo një Zvicre me 10 milionë banorë”,... -
Fundjavë tragjike në Alpe: 7 alpinistë humbën jetën brenda 24 orëve -
Lehtësim i mundshëm për mijëra persona të mbingarkuar me borxhe në Zvicër -
Zvicër: Vetura juaj e ardhshme do t’ju vëzhgojë gjatë vozitjes -
Valët e të nxehtit po bëhen “normaliteti i ri” në Zvicër













