E-Diaspora
Këngëtarët shqiptarë numër 1, shkundin Youtuben në Zvicër
Në radion zvicerane dëgjojnë këngët që janë të njohura në pjesën tjetër të botës perëndimore. Por në Youtube dominiojnë këngët e këngëtarëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova.
Në Radio-Airplay-Charts në Zvicër janë të kërkuar në masë të madhe këngëtarët jashtë vendit, sidomos nga Britania e Madhe, e cila konsiderohet të jetë vendlindja e muzikës pop, po ashtu mbizotëron tregu i Amerikës së Veriut me këngëtarët më dëgjuar deri tani si: Drake, Justin Timberlake, Sia, Calvin Harris dhe Kung, shkruan 20min, përcjell albinfo.ch.
Një pamje tjetër tregojnë listat e Youtube, të cilat nuk rrisin popullaritetin e këngëve të reja për shkak të numrit të përgjithshëm të klikimeve, por edhe nga Views në rritje në mediat sociale.
Aq shumë sa që vetëm një këngë është e përfaqësuar në krye të top 10 . Në Youtube mban trendin Calvin Harris me Riahanen: «This Is What You Came For» dhe Fergie me “M.I.L.F. Pjesa tjetër është e pushtuar nga këngëtarët shqiptarë si: Enca, Flori Mumajesi, Elvana Gjata dhe Noizy, që vijnë nga Shqipëria; Ghetto, Gold AG, T Capital dhe 2ton, që vijnë nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
Trendi actual zviceran në Youtube
1. Enca – «Bow Down» feat. Noizy (15.6., 15 Mio.)
2. Fergie – «M.I.L.F. $» (1.7., 33 Mio.)
3. Ghetto Geasy – «Ajo» feat. Majk (16.6., 12 Mio.)
4. Capital T – «Bongo» feat. Dhurata Dora (17.6., 7 Mio.)
5. Calvin Harris – «This Is What You Came For» feat. Rihanna (16.6., 175 Mio.)
6. Flori Mumajesi – «Beautiful» feat. Ledri Vula (8.7., 1 Mio.)
7. Elvana Gjata – «Njesoj» (1.7., 2 Mio.)
8. Gold AG – «Pa namaz» feat. Duli (6.6., 1,5 Mio.)
9. 2Ton – «Me Mu» (29.6., 2 Mio.)
10. Noizy – «Pa mu» feat. Elgit Doda (2.7., 2 Mio.)
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












