Sport
Sonte, dueli Krasniqi – Doberstein
Krasniqi që tani renditet i pesti në kategorinë super të mesme ka 45 fitore dhe katër humbje, ndërsa “Dobermani” ka 20 fitore 2 humbje dhe 1 barazim
Boksieri shqiptar Haxhi Robin Krasniqi dhe Jurgen Doberstein, do të ndeshen sonte nga ora 19:00, derisa në matjet zyrtare nuk munguan as tensionet ndërmjet këtyre dy boksierëve, shkruan albinfo.ch.
Pas peshimit të 29-vjeçarit, ishte radha e rivalit të tij nga Kazakistani që garon në flamurin gjerman. Por, ndërsa Krasniqi dukej i qeshur, situata ndryshoi kur dy boksierët u vendosën përballë. Kundërshtari provoi ta provokonte boksierin shqiptar, që nuk u tërhoq nga sfida, ndërsa Doberstein e shtyu.
Pas këtij veprimi, ishte e nevojshme ndërhyrja e personelit të sigurisë dhe e stafit të dy boksierëve, pasi dueli rrezikoi të niste përpara kohe dhe jo në ring. Pavarësisht asaj që ndodhi, Haxhi Krasniqi nuk harroi të realizonte simbolin e shqiponjës në momentin e thirrjes së emrit të tij, ndërsa dy boksierët u vendosën sërish përballë, duke u sfiduar me shikim.
“Jurgen Doberstein është puna ime të premten dhe e dimë si ta mposhtim. Kam ushtruar në Amerikë dhe Kanada edhe para sparingut, në bjeshkët e Bavarisë me trajnerin Sepp Maurer. Jam gati në peshë dhe një “Doberman” (nofka e Dobersteinit) nuk mund të më ndalë në rrugën time drejt titullit të botës”, ka thënë Krasniqi, ndërsa “Dobermani” ka deklaruar e dëshiron titullin me çdo kusht dhe synon vetëm fitoren ndaj Robin Krasniqit.
Krasniqi që tani renditet i pesti në kategorinë super të mesme ka 45 fitore dhe katër humbje, ndërsa “Dobermani” ka 20 fitore 2 humbje dhe 1 barazim.
E-Diaspora
-
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? Kush është shqiptari që qëndron pas organizimit të Botërorit 2030 dhe festoi titullin me Spanjën?... -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet
Jeta në Zvicër
-
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane? A e dini se një kompani zvicerane kontribuoi në filmimin e uljes... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane













