Sot edhe një tentim për presidentin
Edhe sot do të vazhdojnë takimet e përfaqësuesve të partive politike te ambasadori i SHBA-ve, Christopher Dell, ku do të tentohet të tejkalohen dallimet rreth kandidatit konsensual për president.
Dje, pas disa orë negociatash me Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Behgjet Pacollin, është arritur një marrëveshje në parim për disa çështje – të ketë një president konsensual, të bëhen ndryshime kushtetuese dhe që vendi të shkojë në zgjedhje jo më herët se pas dy vjetësh.
Për ndryshimet kushtetuese është thënë se mund të fillojnë qysh në qershor. Kjo nënkupton ndryshimin e nenit për presidentin, që mundëson zgjedhjen e të parit të vendit me votim të drejtpërdrejtë.
Por, ende mbetet në opsion që kandidat për president të jetë Behgjet Pacolli.
Ndërkohë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka njoftuar sot Kryesinë e partisë për takimin që e ka pasur të martën e me ambasadorin amerikan në Kosovë, Christopher Dell, ku kanë marrë pjesë edhe Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli.
Mustafa ka thënë se në këto takime janë dhënë kushtet e LDK-së për dalje nga kriza rreth zgjedhjes së presidentit – ndryshimi Kushtetutës, ndryshimi i Ligjit për zgjedhjet dhe caktimi i afatit se kur do të mbaheshin zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
I pyetur nëse LDK do ta mbështeste Behgjet Pacollin për president, Mustafa ka thënë se kjo është çështje e negociatave që janë duke vazhduar dhe do të vazhdojnë edhe sot.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













