Çiftit nga Ballkani i refuzohet shtetësia zvicerane
Gjykata e Lucernit ka vendosur në lidhje me një natyralizim dhe ka refuzuar ankesën e një çifti me shtetësi nga Serbia-Mali i Zi
Ky vendim i parë i këtij lloji i gjykatës administrative të Lucernit ka shkaktuar kritika të shumta te Shoqata “Second@s Plus”, njofton “20 Minuten”.
Tashmë njëzet vite, çifti nga Ballkani jetojnë në Zvicër, por përpos kësaj, atyre u refuzohet marrja e nënshtetësisë zvicerane nga autoritetet e Lucernit. Arsyetimi: Që të dy janë shumë pak të integruar dhe pasi nuk janë të angazhuar në ndonjë shoqatë lokale.
Një vendim të tillë, çifti nuk e ka pranuar, pasi bashkëshorti nuk ka kohë të mjaftueshme për shkak të punës së tij. Ata e kishin dërguar vendimin mëtutje në Gjykatën kushtetuese dhe për te, kjo është hera e parë që ajo merret me shqyrtimin e një vendimi shtetësie.
Gjykata e kishte refuzuar një ankesë të tillë. “Komuna e ka arsyetuar me kuptim të plotë vendimin”, ka deklaruar kryetari i Gjykatës, Heiner Eiholzer. Nëse vërtetë çifti nuk është i integruar në jetën e komunës, kjo u shqyrtua përsëri dhe Gjykata u mbështet në të dhënat e Komisionit të shtetësisë. “Vendimi mbetet në hapësirën e diskrecionit”, ka pohuar Eiholzer.
Me këtë qëndrim, aspak nuk është shprehur e kënaqur kryetarja e Shoqatës “Second@s Plus”, Ylfete Fanaj. Kuptimi i mundësisë së ankimimit është rishqyrtimi i përmbajtjes së lëndës. “Do të duhet edhe një herë të rishqyrtohen faktet, pasi një vendim politik mund të jetë arbitrar”, është kërkesa e Fanaj, dhënë të përditshmes “20 Minuten”.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











