Sport
Penalltia më e pabesueshme
Diçka të tillë, bota ende nuk ka parë. Penalltia e pabesueshme vjen nga Zvicra!
Joonas Jokinen, është një futbollist i ekipit të B-Juniorëve të FC Baar, i cili ka habitur futbolldashësit në gjithë botën.
Në ndeshjen e së tetës së finales të Zvictës Qendrore, në mes të ekipeve juniore të FC Baar dhe Sempachersee, gjyqtari pa asnjë dyshim akordon një penallti në të mirë të FC Baar.
Juniori Joonas Jokinen merr topin dhe vazhdon të ecë. Më pas, tifozët kanë rastin të shohin skenën e pabesueshme: Ish lojtari i grupmoshave U16 të Kombëtares finlandeze e tundë rrjetën e kundërshtarit pas një rrokullisje akrobatike, gjë të cilën sipas “Blick” nuk e ka bërë askush deri më tani.
Të gjithë të pranishmit mbetën pa fjalë, vallë ç‘bëri ai? I ashtuquajturi “Baar Special” është në rrugën më të mirë që të bëhety një senzacion interneti. Edje e njohura “Daily Mail” është e shokuar: “Në fakt, arroganca e Joonas Jokinen duhet shikuar disa herë”, ka shkruar ajo.
Përndryshe, ekipi i FC Baar e ka humbur ndeshjen me rezultat 1:4, por ka fituar një famë për një kohë të gjatë.
Për ta parë penaltinë, klikoni më poshtë:
E-Diaspora
-
Jehona Kicaj shpërblehet me çmimin “Hanna” Pas përfshirjes së romanit të saj debutues „ë“ në listën e ngushtë për Çmimin Gjerman të... -
Lindon Bytyqi, finalist në Piranesi Award 2025 -
Ambasada e Kosovës në Paris njofton pezullim të përkohshëm të shërbimeve konsullore -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Zvicër
-
Komuna e Gjenevës dëshiron të sigurojë kufijtë e saj Komuna Vandoeuvres e Gjenevës po e shton presionin mbi vjedhjet e mundshme. Zona ka vuajtur nga... -
Hotelet kapsulë drejtohen drejt rrugëve zvicerane -
Cilat janë shqetësimet kryesore të zviceranëve -
SBB heq linjën e natës drejt Malmös, parlamenti refuzon financimin -
Deputetët ndajnë mbi 100 milionë franga për Gjenevën ndërkombëtare












