Bota
Numri i viktimave mbërrin në nëntë
Ndërkohë, informacionet që shpërndajnë mediat gjermane dhe të tjera, flasin për së paku 9 viktima nga sulmi në një qendër tregtare të Munihut. Ka të dhëna se njëri nga të vrarët bënte pjesë në grupin e sulmuesve.
Vazhdon të mbretërojë pasiguri rreth natyrës së sulmit, gjegjësisht motiveve të sulmuesve. Kancelarja Merkel ka thënë në një deklaratë të saj se nuk përjashtohet mundësia që sulmi të jetë bërë nga terroristët islamikë.
Ndërkaq disa media në Prishtinë flasin për një shqiptar të vrarë, ende të paidentifikuar.
….
Në sulmin e bërë sot në Munih ka të dhëna për viktima. Sipas disa burimeve bëhet fjalë për 6 e sipas disa të tjerave për 8 viktiuma. Policia gjermane ka konfirmuar se gjashtë persona janë vrarë nga sulmi në Munich.
Po ashtu policia ka njoftuar se sulmi është kryer nga tre persona.
Pas tё shtёnave nё njё qendёr tregtare nё Mynih dorasit ndodhen nё arrati. Policia llogarit me disa viktima dhe bёn fjalё pёr njё „situatё akute terrori“, shkruan deutsche welle.
Nё Mynih e rrethina ka mobilizim nё shkallё tё gjerё tё policisё. Helikopterё me snajperistё qarkullojnё mbi hapёsirёn e qytetit. Lidhjet pёr nё Mynih janё bllokuar. Madje ka mobilizim edhe tё forcave speciale GSG. Kjo pas ngjarjes me viktima nё qendrёn tregtare tё Mynihut, ku si pasojё e tё shtёnave rreth orës 20:00r, sipas tё dhёnave nga qarqet e hetuesisё dhe tё policisё, kanё gjetur vdekjen tё paktёn gjashtё vetё. Policia vёnё dukje se ka edhe disa tё plagosur. Po sipas zёdhёnësit tё policisё mendohet se kemi tё bёjmё me tre persona si doras, tё cilёt ndodhen nё arrati. Dorasit sipas dёshmitarёve okularё kanё qenё tё armatosur dhe ndodhen nё arrati, njoftoi policia. Qyteti u ka bёrё thirrje banorёve tё mos dalin nga shtёpitё.
Mjekё e infermierё janё thirrur nёpёr klinikat e qytetit pas tё shtёnave. Njё zёdhёnёs i klinikёs universitare vuri nё dukje, se ёshtё dhёnё alarmi pёr „tёplagosur nёmasё“.
Ende janё tё paqarta sfondi dhe detajet e ngjarjes. Nё deklaratёn e policisё bёhet fjalё edhe pёr dyshime pёr terror. Vetёm katёr ditё mё parё tё hёnёn (18.07) njё djalё i ri nё Vyrcburg sulmoi me njё sёpatё duke plagosur disa vetё nё njё tren lokal.
Mediat gjermane raportojnë se forca policore nga Austria janë nisur drejt Munihut, për t’i dal në ndihmë shtetit fqinjë, Gjermanisë, pas sulmit në një qendër tregtare
Më herët policia në Munih ka njoftuar se të gjitha njësitet e saj policore janë në terren. Gjithashtu shtetet fqinje Hessen dhe Baden-Wuerttemberg ka dërguar njësitet policore në Munih, shkruan Gazeta Express.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven Ajo shënoi golin e saj të 13-të të sezonit në minutën e 3-të për ta bërë... -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion” -
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore











