Zvicra ekstradon në Shqipëri Armando Begajn

Arrestimi me qëllim ekstradimin u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpolit në Tiranë dhe Bernë

Zyra Qendrore e Interpolit nëTiranë, ekstradoi të premten nga Zvicra shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Armando Begaj, nga qyteti i Beratit.Sipas mediave të Tiranës, Begaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 16 vjet burg për kryerjen e veprave penale të vrasjes me dashje dhe vrasjes me dashje e mbetur në tentativë.Ngjarja për të cilën Begaj ishte deklaruar fajtor ka ndodhur në vitin 2001, në lagjen “Uji i ftohtë” në Vlorë, ku i ekstraduari vrau me armë zjarri automatik shtetasin Esat Kamberi dhe tentoi të vrasë edhe dy shtetas të tjerë.Arrestimi me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tirana me Interpol Bernë