Sport
Januzaj kërkon të largohet
Adnan Januzaj po ndiqet me interes nga Sunderland, Everton, Milan, PSG dhe Ajax
Adnan Januzaj u ka kërkuar drejtuesve të Manchester United që ta shesin kartonin e tij. Futbollisti 21 vjeçar ishte një prej lojtarëve që Jose Mourinho takoi të enjten dhe u tha që të kërkonin një skuadër ku të huazoheshin në mënyrë që të luanin më rregullisht, shkruan albinfo.ch.
Por futbollisti, padyshim i këshilluar nga menaxheri i tij, ka vendosur që të shkëputet përfundimisht nga Manchester United, i ndërgjegjshëm se nën drejtimin e Mourinhos, vështirë se do të gjejë ndonjë herë hapësira te “Djajtë e Kuq”.
Sipas “Daily Mail”, ai as që do të marrë mundimin të provojë vlerat e tij para trajnerit portugez, por ka kërkuar që ta shesin përfundimisht kartonin e tij. Në bazë të informacionit të së përditshmes britanike, Januzaj po ndiqet me interes nga Sunderland, Everton, Milan, PSG dhe Ajax.
“Djajtë e Kuq” duket se i kanë kthyer një përgjigje pozitive, thjesht presin ofertat për futbollistin i cili kishte një të ardhme shumë premtuese por që deri tani është përshkruar kudo që ka shkuar si një personazh problematik.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











