Sommaruga: Procedura e azilit, tepër e gjatë
Departamenti për drejtësi dhe punë policore del me një raport me propozime për shkurtimin e procedurës së azilit
Ministrja e drejtësisë Simonetta Sommaruga është e interesuar për një shkurtim të ndjeshëm të procedurës së azilit. Në emisionin “Rundschau” të televizionit publik të Zvicrës, ajo është ankuar se procedura në fjalë zgjat tepër shumë, prandaj duhet ndërmarrë diçka në atë drejtim.
Një procedurë azili, sipas rregullit, zgjat dy deri në tre vjet. Brenda një kohe kaq të gjatë, azilkërkuesit tashmë janë adaptuar në Zvicër, kanë mësuar gjuhën dhe fëmijët e tyre kanë hyrë në procesin arsimor.
Departamenti për drejtësi dhe punë policore, sipas ministres Sommaruga, ka përpiluar një raport i cili do të diskutohet javën e ardhshme në komisionin për politikën shtetërore të Dhomës së kantoneve në Parlamentin Nacional.
Raporti përmban propozime për shkurtimin serioz të procedurës së azilit.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura Kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër kanë shënuar sërish rritje gjatë vitit 2024, ndërsa vajzat dhe... -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër













