Sport
‘Shpërthen’ Sadiku, realizon dy gola
Bilanci i sulmuesit shqiptar është tre gola në po aq ndeshje të luajtura në këtë edicion dhe tregon qartësisht se ai nuk e ka humbur aspak nuhatjen para portës
Armando Sadiku i është kundërpërgjigjur më së miri trajnerit të Zurichut, Uli Forte, i cili e kishte akuzuar se kishte “humbur instinktin para portës kundërshtare”. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë protagonist absolut i fitores me rezultat 4:0 përballë Wohlen, në javën e tretë të kampionatit zviceran, shkruan albinfo.ch.
Sadiku ishte si zakonisht titullar në këtë sfidë dhe shumë shpejt tregoi formën e tij, duke kaluar në avantazh Zurichun në minutën e 19-të. Golat e Vinter dhe Rodriguez para fundit të pjesës së parë kthyen në formalitet vijimin e ndeshjes.
Trajneri Forte vendosi që të linte sulmuesin në fushën e lojës edhe në pjesën e dytë, ndonëse fati i ndeshjes nuk ishte në diskutim dhe Sadiku e shpërbleu me një tjetër gol të shënuar në minutën e 83-të duke vulosur rezultatin përfundimtar 4:0. Pas këtij goli, për herë të parë në këtë sezon, Sadiku më në fund festoi faktin që gjeti rrugën e rrjetës me Zyrihun.
Bilanci i sulmuesit shqiptar është tre gola në po aq ndeshje të luajtura në këtë edicion dhe tregon qartësisht se ai nuk e ka humbur aspak nuhatjen para portës. Sadiku vazhdon të jetë në kërkim të një skuadre të re për këtë sezon, pasi nuk dëshiron që të kalojë një vit duke luajtur në Kategorinë e dytë zvicerane, edhe pse aty mund të përmirësojë statistikat e tij personale.
Përveç dygolëshit të Sadikut, lajmi tjetër i mirë nga kjo sfidë është aktivizimi nga minuta e parë i Burim Kukelit, i cili la pas dëmtimin e javës së kaluar dhe luajti për më shumë se një orë në këtë ndeshje.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim 20 nga 26 kantone kanë rezultate më të mira se sa pritej, por rritja strukturore e... -
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët -
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat












