Sport
Edhe Vuçiq përgëzon Majlinda Kelmendin
“Sa i përket zonjës apo zonjushës Kelmendi, kjo grua e re nuk ka bërë asnjë të keqe. Bravo, hallall i qoftë për këtë sukses, për taletin, aftësinë, shpirtin… Ia heq kapelën”, ka thënë kryeministri serb
Suksesit të Majlinda Kelmendit i përulen të gjithë. Kjo vlen edhe për kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Edhe pse në Serbi është komentuar në mënyrë të ndryshme suksesi i saj në Lojërat Olimpike, kryeministri serb ka qenë korrekt, duke e uruar atë, shkruan albinfo.ch.
Edhe pse shumë njerëz në këtë shtet nuk e kanë pëlqyer suksesin xhudistes kosovare, por kjo nuk ka ndodhur me kryeministrin serb, Vuçiq.
“Sa i përket zonjës apo zonjushës Kelmendi, kjo grua e re nuk ka bërë asnjë të keqe. Bravo, hallall i qoftë për këtë sukses, për taletin, aftësinë, shpirtin… Ia heq kapelën. Kosova është në Lojërat Olimpike edhe pse anëtare mund të jetë vetëm shteti i cili është pranuar nga Kombet e Bashkuara. Nuk dua të komentoj zërat të cilët thonë se në Bruksel është nënshkruar që Kosova të jetë anëtare e Komitetit Olimpik”, tha ai.
Disa serbë kanë thënë se asaj duhet t’i bëhet një pritje zyrtare, pasi është sportiste nga Serbia, kurse kishte edhe të atillë që sportin nuk e përziejnë me politikë dhe e kanë përgëzuar për medaljen e artë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











