Sport
Ajdareviq tregon për rrënjët e tij kosovare dhe pse nuk e këndon himnin
“Unë jam nga Kosova dhe jam rritur në Suedi. Jam krenar që përfaqësoj këtë shtet dhe jam kapiten. Por, ju duhet të kuptoni se ne kemi familje dhe shokë, që kanë kaluar në luftë dhe duhet t’i respektoj”, deklaroi Astrit Ajdareviq
Astrit Ajdareviq, i cili ishte kapiten i Suedisë në Lojërat Olimpike është larguar me lot në sy. Suedia u eliminua pas humbjes së fundit nga Japonia, kur ai është përfshirë në debatin e fundit që futbollistët nuk po e këndojnë himnin kombëtar, shkruan albinfo.ch.
Kjo çështje është ngritur nga trajneri i ri i Suedisë, Janne Andersson, i cili ka thënë se futbollistët e tij duhet të mësojnë tekstin e himnit kombëtar. “Tifozët nga gjysmë e Evropës udhëtojnë dhe e këndojnë me zemër kur Kombëtarja luan. Në ekipin tim është e rëndësishme ta këndosh. Të këndojmë së bashku. Pra, dëgjojeni para se të nisë ndeshja. Mësoni tekstin, pasi ne do të këndojmë me tifozët”, kishte thënë ai për “P1”.
Kjo çështje preku edhe Astrit Ajdareviqin, i cili ishte shumë i emocionuar. “Këndimi nuk ka të bëjë asgjë me futboll. Mendoni se Zlatan Ibrahimoviq nuk ndjehet krenar kur shënon? Ai asnjëherë nuk ka kënduar, por gjithmonë e ka përfaqësuar Suedinë, ku ka shkuar”, ka thënë ai me lot në sy për gazetën “Expressen”.
Mesfushori i Orebros, ka lindur në Kosovë, derisa familja u zhvendos në Suedi për shkak të luftërave në Jugosllavi. Ai përfaqëson Suedinë nga mosha 14-vjeçare. “Unë kam ardhur këtu të përfaqësoj Suedinë. E di se nga janë prindërit e mi. E di se çfarë ka bërë Suedia për mua”, theksoi ai.
Ai nuk e fsheh prejardhjen e tij. “Unë mund të flas vetëm për vete. Unë jam nga Kosova dhe jam rritur në Suedi. Jam krenar që përfaqësoj këtë shtet dhe jam kapiten. Por, ju duhet të kuptoni se ne kemi familje dhe shokë, që kanë kaluar në luftë dhe duhet t’i respektoj. Ata kanë kaluar në gjëra shumë të tmerrshme. Imagjinoni veten sikur jeni në atë pozitë. Gjithmonë do ta dua Suedinë, kudo që shkoj dhe do t’iu them se jam suedez e kosovaro-shqiptar. Kudo që udhëtoj. Kjo është përgjigja ime për ju. Pra, ju e dini historinë time. Jam krenar që jam suedez, por edhe kosovar e shqiptar. Jam kapiten dhe jam krenar, pa marrë parasysh nëse fitoj apo humbi. Nëse dikush më thotë se pse nuk e këndoj himnin atëherë do të diskutoj me të. Pikë”, përfundoi Astrit Ajdareviq.
Në Suedi ka filluar ky debat ku disa janë që të këndohet himni, kurse disa të tjerë nuk e shohin këtë si të rëndësishme. Edhe trajneri suedez është tërhequr duke thënë se fjalët e tij janë keqinterpretuar dhe nuk mendon që obligativisht të këndohet himni kombëtar.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













