Jeta në Zvicër
Zvicër: Shumica pranojnë kufizimin e lirive në favor të sigurisë
Socialdemokratët dhe të Gjelbrit duan që të kundërshtojnë projektligjin, ndonëse katër nga dhjetë simpatizantë të SP/PS japin shenja se do të votonin për ligjin i cili ashpërson ndjeshëm masat e sigurisë, përfshirë përgjimet
Ligji i ri zviceran për Shërbimin Informativ (inteligjent) i cili parashikon rritje të masave të sigurisëm, po gëzon mbështetje të gjerë nga politika dhe një pjesë e konsiderueshme e popullatës. Ndërkaq, një koalicion i të majtëve ka iniciuar një referendum kundër këtij ligji.
Socialdemokratët dhe të Gjelbrit duan që të kundërshtojnë projektligjin, ndonëse katër nga dhjetë simpatizantë të SP/PS japin shenja se do të votonin për ligjin i cili ashpërson ndjeshëm masat e sigurisë, përfshirë përgjimet.
Për kryetaren e Juso-s, Tamara Funiciello votimi i ligjit është kundërthënës pasi që sipas saj, me shtim të shkallës së përgjimit nuk shtohet siguria, shkruan srf.ch. Ajo këtë e thotë duke u përgjigjur kërkesës në rritje të shoqërisë zvicerane për shtim të sigurisë, qoftë edhe në dëm të lirive.
Media të ndryshme kanë shkruar edhe për atë se disponimi i popullatës aktualisht shkon në një drejtim të tillë.
Por përkundër kundërshtimit nga qendra partiake, po dalin edhe socialdemokratë që shprehen në favor të ligjit, transmeton albinfo.ch. Kështu, drejtori për siguri në Kantonin e Cyrihut, Mario Fehr (SP) ligjin e ri e përshkruan në një intervistë për NZZ si “një minimum absolut të asaj që i nevojitet një shërbimi modern të informimit. Ne nuk mund të injorojmë faktin se e-maili e ka tejkaluar letrën e shkruar”, ka thënë ajo duke iu referuar nevojës për avancim teknik të shërbimit informatibv
Edhe deputetja nacionale nga FDP/PLR-ja, Corina Eichenberger, që është edhe kryetare e komisionit për siguri në Dhomën Nacionale të Parlamentit shprehet se “në përballje me situatën aktuale kërcënuese është e qartë se përmirësimi i gjendjes së sigurisë paraqitet i domosdoshëm.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












