Sport
Hyka rikthehet në Kombëtare
Larg kombëtares prej marsit të vitit 2014, Hyka ka pritur në heshtje, ka punuar fort, është kthyer në një yll te Luzern në Superligën zvicerane dhe nuk është ankuar asnjëherë, duke pritur mundësinë e tij
Në valën e largimeve nga kombëtarja, ka edhe afrime, ose më saktë rikthime. Bëhet fjalë për Jahmir Hykën, me trajnerin Gianni De Biasi që ka konfirmuar se shtatshkurtri i Luzernit është në planet e tij për kualifikueset e Kupës së Botës 2018, shkruan albinfo.ch.
Larg kombëtares prej marsit të vitit 2014, Hyka ka pritur në heshtje, ka punuar fort, është kthyer në një yll te Luzern në Superligën zvicerane dhe nuk është ankuar asnjëherë, duke pritur mundësinë e tij.
Tashmë edhe De Biasi është bindur: “Shqipëria e ardhshme do të niset nga grupi që luajti në Euro 2016, por edhe nga lojtarë si Hyka e Manaj. Hyka ka pasur një rendiment të shkëlqyer në Zvicër, ndërsa Manaj tashmë do të ketë mundësi të luajë rregullisht dhe po rritet”, deklaroi ai.
Sezonin e fundit Hyka luajti titullar te Luzerni, duke shënuar 4 gola në 35 ndeshje, por që në 4 ndeshjet e para të kampionatit këtë sezon ka shënuar 3 gola në Zvicër.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













