Lajme
Gani Gërguri, guvernator i BQK-së
Gani Gërguri, ish zëvendës i guvernatorit, është votuar sot nga parlamentarët e Kosovës për në postin vakant të guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës. Për Gërgurin kanë votuar 58 deputetë.
Në postin e guvernatorit, deri para tetë muajsh ka qëndruar Hashim Rexhepi, i cili qe arrestuar dhe ndaj të cilit vazhdojnë hetimet.
Kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa Safete Hadergjonaj paraprakisht ka prezantuar dhe ka dhënë arsyetime për Safet Merovcin dhe Gani Gërgurin, dy kandidatët në garë. Në votim, Merovci nuk mori votat të mjaftueshme për postin e Guvernatorit.
Në një letër drejtuar deputetëve, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Faith u ka sugjeruar atyre emrin e Gani Gërgurit për postin e guvernatorit, duke e vlerësuar atë si personin e vetëm që plotëson kushtet për këtë post.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet Raporti federal thotë se reaktorët kryesorë mund të vazhdojnë operimin edhe dy dekada më shumë se... -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga














