Kultura
Disa të krisur më shajnë si `shqiptar të ndyrë`
Ardiani tregon rrëfimin e tij të përndjekjes nga regjimi serb. "Te disa kokëtrashë konflikti vazhdon të jetë temë ndezëse"
Ardian Bujupi, ylli shqiptar që po lind në qiellin e muzikës gjermane dhe botërore, sonte dio të ballafaqohet me sfidën e radhës. Ai do t`i matë forcat me tre këngëtarët tjerë të mbetur në garë për titullin e yllit në shoun më prestigjioz të muzikës në hapësirën gjermanofone „Deutschland sucht den Superstar” (DSDS).
Në prag të spektaklit të sontëm, gazeta dhe portale të ndryshme gjermane i japin shumë hapësirë rrëfimit jetësor të Ardianit, të zbuluar për herë të parë sot.
Ky rrëfim ka të bëjë me të kaluarën e tij si i arratisur nga Kosova, në kohën kur babai i tij tashmë ishte në Gjermani, si i përndjekur nga regjimi serb. Siç u ka thënë Ardiani medieve gjermane babai i tij ka qenë „drejtor në universitet” në Prishtinë dhe ka këshilluar profesorët që të japin mësim në gjuhën shqipe.
Këto këshilla e kishin futur babanë në listat e zeza të shërbimit sekret serb, kështu që ai ishte detyruar të ikte nga Kosova.
Ardiani ka qenë vetëm një vjeç kur, bashkë me të ëmën dhe motrën e posalindur u ishte dashur të merrnin edhe ata në sy rrugën e ikjes nga Kosova, i ka deklaruar Ardiani gazetës „Berliner Zeitung”.
Pak kohë pas ikjes së tyre kishte shpërthyer lufta në Kosovë. Kjo luftë kishte lënë pasoja të rënda edhe për familjen e gjerë të Ardianit. Familja nga e ëma ishte shpërndarë në të gjitha anët e botës. Pas luftës, nga fshati i saj nuk kishte mbetur asgjë në këmbë.
Ardiani thotë më tutje se pjesëmarrja në spektaklin DSDS i ka bërë të qartë se te disa njerëz, konflikti vazhdon të jetë temë. „Te disa kokëtrashë kjo vazhdon të jetë temë ndezëse. Në forumet e ndryshme të fansave të mi ka të krisur që më shajnë si `shqiptar të ndyrë`. Gjëra të tilla duhet të injorohen, ata janë të marrë të papërmirësueshëm”.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit Linja e mundshme do të lidhte qytete si Gjeneva, Cyrih dhe Bazelin me Londrën përmes Francës... -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut














