Lajme
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari
Ky aktivitet, i organizuar nga Shoqata BKSA “Shqiponja”, mblodhi përfaqësues diplomatikë, arsimtarë, aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar
Në qytetin e Rosenheimit u bë promovimi i monografisë së autorit Mustafë Krasniqi, me titull “Shkolla Shqipe në Republikën e Bavarisë, ndërgjegje e atdheut”. Vepra dokumenton historinë dhe rrugëtimin e procesit mësimor në gjuhën shqipe brenda këtij rajoni të Gjermanisë. Ky aktivitet, i organizuar nga Shoqata BKSA “Shqiponja”, mblodhi përfaqësues diplomatikë, arsimtarë, aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar, raporton albinfo.ch.
Hapja e takimit u bë nga znj.Blerta Goci Morina, e cila në emër të shoqatës organizatore theksoi peshën që ka ruajtja e gjuhës amtare në mërgatë. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe përfaqësues të diplomacisë si z. Dashnor Ibra nga Ambasada e Shqipërisë, diplomati z. Hamdi Reçica dhe znj. Gentjana Mburimi, Konsullja e Shqipërisë në Mynih. Ata vlerësuan rolin e autorit Krasniqi si një pikë referimi në koordinimin e arsimit shqip në diasporë.
Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën në Tiranë, znj. Mimoza Hysa, nënvizoi rëndësinë e dokumentimit të përpjekjeve arsimore. Sipas saj, puna e Mustafë Krasniqit si drejtues i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë reflekton një angazhim konkret në shërbim të identitetit kombëtar përmes tekstit dhe hulumtimit.
Paneli i diskutimit, i përbërë nga Vaxhid Sejdiu, Isuf Bytyqi, Mimoza Hysa dhe Isuf Ismaili, u fokusua te vlerat historike dhe dokumentare të librit. Vaxhid Sejdiu u ndal te bashkëpunimi brenda KKAD-së dhe organizimi i shkollave shqipe në Bavari, duke e cilësuar autorin si një kronikan të rëndësishëm të këtij procesi. Ndërkaq, Isuf Bytyçi, si bashkëveprimtar në kuadër të LAPSH-it për Bavarinë, analizoi strukturën e monografisë dhe rëndësinë e saj për brezat e ardhshëm të mësuesve. Isuf Ismaili evokoi rrugëtimin e autorit që nga vitet e studimeve në Universitetin e Prishtinës, duke e lidhur veprimtarinë e tij arsimore me kauzat kombëtare.
Gjatë aktivitetit, znj.Valbona Roqi bëri një përmbledhje të biografisë së Krasniqit, duke vënë në dukje angazhimin e tij shumëvjeçar si mësues në rajonin e Rosenheimit. Në fund të ceremonisë, Shoqata BKSA “Shqiponja” ndau një mirënjohje për autorin, ndërsa u bë i ditur vendimi simbolik që Shkolla Shqipe në Rosenheim të mbajë emrin “Mustafë Krasniqi”, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij jetësor në këtë institucion.
Promovimi u pasurua me pika artistike nga nxënësit e shkollës dhe këngëtari Artan Lika, ndërsa përmes videomesazheve kontributin e autorit e përshëndetën edhe anëtarë të tjerë të KKAD-së nga vende të ndryshme të botës. Ngjarja u mbyll me fjalën e znj. Miradije Berisha, duke rikonfirmuar rëndësinë e bashkëpunimit mes shoqatave dhe institucioneve për mbarëvajtjen e mësimit shqip në Gjermani.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës


















