Sport
Berisha largohet nga Lazio
Etrit Berisha nuk është ftuar në ndeshjen e fundit ndaj Atalantës dhe pritet që këto ditë të ndërrojë mjedis
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha nuk do të jetë më pjesë e Lazios. Si duket ai është lodhur duke qenë zgjedhja e dytë si vitin e kaluar dhe ka vendosur që mos të grumbullohet fare në prezantimin e skuadrës për sezoni e ri, shkruan albinfo.ch.
Trajneri Simone Inzaghi ka thënë se Berisha ka një problem të vogël, ndërsa ka konfirmuar që zgjedhja e parë për të është Federico Marchetti.
Berisha ka kohë dhjetë ditë për të gjetur një skuadër të re në njërin nga kampionatet evropiane, mësohet se për të ka interesim nga Aston Villa në Championship.
Në ndeshjen e fundit të Lazios, Berisha nuk ishte fare i ftuar, kurse në bankën rezervë qëndroi Thomas Strakosha. Tashmë largimi i Berishës është çështje ditësh.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental Pas vitesh problemesh me vrimat në djathin Emmental, prodhuesit zviceranë të djathit tani lejohen të përdorin... -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim












