Shkurt.ch
Në rënie, eksportet e orëve zvicerane
Eksportet e orëve zvicerane kanë shënuar rënie për 13 muaj radhazi edhe në korrik, pasi Hong-Kongu zbriti në vendin e dytë në renditjen në tregjet më të mëdha për herë të parë në më shumë se një dekadë, tha “Bloomberg”.
Eksportet në përgjithësi janë ulur me 14%, në 1.6 miliardë franga zvicerane (1.7 miliardë dollarë), sipas të dhënave të fundit të Federatës së Zvicrës të industrisë së orëve.
Rënia e eksporteve mujore është për 5.9%, sipas përllogaritjeve zvicerane.
Vetëm eksportet në Hong-Kong ranë me 33%, në 175 milionë franga. Vendi ka qenë tradicionalisht tregu më i madh për orët luksoze.
Të ardhurat nga shitja në SHBA, e cila tashmë është tregu më i madh, janë rreth 15% më të ulëta, për 179 milionë franga.
Rënia është përhapur nga Azia dhe në tregjet e mëdha të industrisë në Evropë.
Profiti i “Swatch Group AG” për gjysmën e parë është ulur me 54%, njoftoi prodhuesi i orëve “Omega”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













