Kultura
Ardianit i ndërpritet ëndrra për finale
Dy finalistët e shout DSDS. sipas votave të shikuesve, janë Sara Engels dhe Pietro Lombardi
Me gjithë faktin se tërë kohën, nga juria dhe publiku në sallë konsiderohej favorit pothuaj i sigurt, Ardian Bujupi, në gjysmëfinalen e mbajtur mbrëmë nuk arriti të zgjidhej për finalen e spektaklit DSDS që mbahet të shtunën që vjen.
Dy finalistët, sipas votave të shikuesve, janë Sara Engels dhe Pietro Lombardi.
Ardiani, me të tri këngët që interpretoi sonte ia doli të ndizte atmosferën në sallë dhe gjithçka të bënte të kuptosh se ai e kishte siguruar finalen. Në veçanti me këngën “I feel good”, ai bëri të tre anëtarët e jurisë të shpreheshin në superlativ për të, dukshëm më bindës se për të tjerët.
Madje edhe Dieter Bohlen, i cili gjatë javëve të kaluara ka drejtuar edhe kritika ndaj Ardianit, u desh të pranonte se Ardiani, këngën e përmendur e ka kënduar në mënyrë fantastike.
Por, këto të gjitha nuk mjaftuan për ta quar Ardianin në finale. Në raste të tilla, kur vendos numri i votave të shikuesve, cilësia dhe niveli i këndimit mund të bien pre e epërsisë numerike të përkrahësve të njërit ose këngëtarit tjetër.
Ardiani nuk mbërriti në finale, por ai ka mbërritur mjaft shumë. Sepse, të jesh i treti në një konkurrencë kolosale, në regjionin gjermanishtfolës që kapërthen rreth 100 milionë banorë, është një sukses i jashtëzakonshëm për një të ri shqiptar, me prejardhje migracioni.
Ai ka krijuar tashmë një figurë shumë interesante prej këngëtari të jashtëzakonshëm, të gatshëm për skenën e madhe të muzikës gjermane dhe botërore. Edhe pavarësisht nga finalja që, për pak, i rrëshqiti nga dora.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla