Sport
Kapiteni zyrtarizon pensionimin
Ikona e futbollit shqiptar, Lorik Cana ka bërë të ditur se zyrtarisht është tërhequr nga Kombëtarja shqiptare
Lorik Cana zyrtaroi tërheqjen nga kombëtarja shqiptare. Nëpërmjet një komunikate në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, tashmë ish-kapiteni i skuadrës kuqezi deklaroi se për të kishte ardhur koha që t’i jepte lamtumirën përfaqësueses shqiptare.
“Përshëndetje të gjithëve! Ashtu siç e bëra të ditur pas “Euro 2016”, vendosa të tërhiqem nga Kombëtarja. Mendova se kishte ardhur koha për këtë, pas arritjes më të madhe të sportit shqiptar. Ndihem i nderuar që gjatë karrierës sime kam mundur të përfaqësoj vendin dhe popullin tim. Sapo kam mbushur 33 vjeç dhe pas 14 vitesh aktivizimi në nivele të larta, më duhet kohë për t’u riaftësuar nga disa dëmtime. Këtë verë vendosa që të refuzoj të gjitha propozimet e marra në mënyrë që të kthehem sa më shpejt në formën time më të mirë dhe shpresoj të jem gati për arritje dhe projekte të reja. Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen”, shkruan Cana.
Lorik Cana gjatë karrierës së tij ka zhvilluar me fanellën e kombëtares shqiptare 93 ndeshje, duke kurorëzuar edhe ëndrrën më të madhe: atë të aktivizimit në fazën finale të një evenimenti si Evropiani i Francës.
E-Diaspora
-
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument "Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të... -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë Sipas gjetjeve fillestare nga policia kantonale e Fribourgut, gjithçka tregon për një shkak teknik të zjarrit.... -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë?










