Shkurt.ch
Më pak azilkërkues gjatë prillit
Gjatë muajit prill ka pasur një ardhje të theksuar të azilkërkuesve, kryesisht romë, nga Maqedonia, gjithsej 127 sish
Gjatë muajit prill në Zvicër janë paraqitur shumë më pak kërkues azili se një muaj më parë. Janë shënuar gjithsej 1495 kërkesa për strehim, ose 20 për qind më pak se në muajin mars.
Siç shkruan nzz.ch, duke iu referuar agjencisë së lajmeve sda, më së shumti kërkues të azilit, gjithsej 376 sish, gjatë prillit kanë ardhur nga Eritrea. Arsyeja e një numri të tillë, sipas Zyrës Federale për Migracion është situata politike në vendin e përmendur si dhe e drejta për bashkim familjar që azilkërkuesve tashmë të ardhur në Zvicër ua mundëson ligji mbi azilin.
Në vendin e dytë për nga numri i kërkuesve të azilit janë shtetasit e Tunizisë. 165 tunizianë kanë paraqitur kërkesën për strehim, një numër i përafërt me atë të muajit mars, thonë në zyrën për migracion.
Por, e veçanta e shënimeve që jep zyra në fjalë është fakti se gjatë muajit prill ka pasur një ardhje të theksuar të azilkërkuesve nga Maqedonia. 127 veta, kryesisht romë, kanë ardhur nga ky shtet, me arsyetimin se atje u mungon perspektiva. Mirëpo, Maqedonia, ashtu si dhe të gjitha shtetet e Ballkanit, që nga 1 gushti i vitit 2003 llogaritet si vend i sigurt dhe, për pasojë, kërkesat e azilit nga ky vend, sipas rregullit, nuk merren parasysh.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar Aksidenti ndodhi gjatë uljes pranë një kantieri në Mezzovico-Vira, një person në gjendje kritike... -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant -
Ministrja zvicerane: Emigrantët janë “thelbësorë” për financimin e pensioneve shtetërore














