Shkurt.ch
Zvicra, së shpejti me trena pa lokomotivistë
Linja e parë që pritet të bëjë një eksperiment të tillë do të jetë ajo në mes të St.Gallenit dhe Lucernit, e drejtuar nga kompania hekurudhore Südostbahn. Studimi paraprak për projektin pilot është tashmë i gatshëm
Gjatë dy deri tri viteve të ardhshme në rrjetin hekurudhor të Zvicrës do të bëhet një provë me trena që do të lëvizin pa pasur nevojë të drejtohen nga lokomotivistët.
Sipas hulumtimeve të bëra nga radio SRF linja e parë që pritet të bëjë një eksperiment të tillë do të jetë ajo në mes të St.Gallenit dhe Lucernit, e drejtuar nga kompania hekurudhore Südostbahn. Por drejtori i ndërmarrjes së përmendur nuk ka dhënë informacione plotësuese se ku do të ndodhë kjo më saktësisht, transmeton albinfo.ch Por ai ka thënë se studimi paraprak për projektin pilot është tashmë i gatshëm.
Mirëpo leja që duhet ta japë Zyra Federale për Komunikacion ende nuk është dhënë. Deri më tash të vetmet linja në Zvicër që funksionojnë pa lokomotivist (shofer) janë metroja e Lozanës (e vetmja në Zvicër) dhe hekurudha interne, e shkurtë brenda aeroportit të Cyrihut, në Kloten. Por të dyja këto konsiderohen si sisteme të mbyllura hekurudhore në të cilat nuk ka mundësi të qaset asnjë tren ose mjet tjetër.
Ndërkohë që projekti i përmendur pilot ashtu si dhe përpjekje tjera në këtë drejtim nuk mungojnë, në Ndërmarjen Federale të Hekurudhave (SBB/CFF) nuk duan të flasin rreth kësaj. Nga ana tjetër, ekspertët e komunikacionit thonë se profesioni i lokomotivistit që tash mund të konsiderohet si profesion që është para vdekjes.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26














