Kultura
Protestë artistike kundër regjimit të vizave për Kosovën
"Para punimeve të artistëve që nuk arritëm t`i kemi këtu me viza udhëtimi, do të ketë mbishkrime të vendosura në dysheme me mbishkrimin “I´m still not Europian“ (unë akoma nuk jam evropian) në shenjë protestë për mos lejimin e udhëtimit të lirë të qytetarëve dhe në këtë rast të disa pjesëmarrësve të ekspozitës"
Artisti shqiptar Mentor Ejupi – Toro jeton prej shumë vitesh në Hamburg, Gjermani, ku ka bërë emër si artist dhe së fundi edhe si galerist, duke qenë se ai ka themeluar galerinë “Mytoro” në këtë qytet.
Galeria Mytoro në Hamburg hap sezonin vjeshtor të vitit 2016 me një ekspozitë të fotografisë artistike me autorë shqiptarë. Titulli i ekspozitës është një vazhdimësi e ciklit të filluar në vitin 2013 me titull „the beautifull travellers“ që kishte nisur me artistët: Alban Muja, Nora Lumi dhe Driton Hajredini dhe duke vazhduar edicionin e radhës me Arbnore Lumi (Kanada), Arton Humolli (Kosovë), Burim Myftiu (SHBA), Dash Izairi (Gjermani), Flutra Aliu (Lugina e Preshevës), Shkurta Bogujevci ( Kosovë) dhe Xheni Cuni ( Gjermani ), bën të ditru Toro në një njoftim për albinfo.ch
Galeria është e nderuar me prezantimin e këtyre artistëve në këtë formë dhe në këtë përmbajtje duke pasur kështu një zgjedhje të bollshme të veprave të krijuara kohën e fundit nga artistët. Përzgjedhja ishte mjaft e vështirë duke pasur parasysh kualitetin dhe vëllimin e punëve artistike. Për këtë arsye u përzgjodhën nga secili artist tri punime të cilat do të shtypen në pllaka alumini në formate të njëjta. Kolozioni i veprave në këtë ekspozitë është i bazuar në konceptin e TBT – së („the beautifull travellers“), duke quajtur kështu krijuesit shqiptarë si udhëtarë të bukur dhe si udhëtarë të të bukurës, që në fakt është një përgjigje ndaj fushatave antishqiptare të viteve të nëntëdhjeta dhe fillimi i viteve 2000 që propagandoheshin në mediat e ndryshme evropiane.
Mbase duke parë ngjarjet e viteve të fundit dhe duke përcjellë depërtimin e krijuesve me prejardhje shqiptare nëpër botë, qofshin në shkencë, sport, muzikë apo art, fushatat e lartpërmendura do të harrohen shpejt, por nga ana tjetër duke vërejtur politikat evropiane rrezikojmë të përfundojmë prapë në një terr apo në një Gheto të lëvizjes së lirë. Edhe pse galeria nuk ka ambicie politike na është dukur e arsyeshme që me anë të kësaj ekspozite të sensibilizojmë publikun evropian me dëmet që po i bëhen lëvizjeve të lira të evropianëve më të rinj. Kështu para punimeve të artistëve që nuk arritëm t`i kemi këtu me viza udhëtimi, do të ketë mbishkrime të vendosura në dysheme me mbishkrimin “I´m still not Europian“ (unë akoma nuk jam evropian) në shenjë protestë për mos lejimin e udhëtimit të lirë të qytetarëve dhe në këtë rast të disa pjesëmarrësve të ekspozitës, thuhet në fund të njoftimit.
Ekspozita hapet më 7 tetor dhe qëndron e hapur deri më 26 nëntor
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














