Sport
Rikthehet Xherdan Shaqiri
Shaqiri është paraqitur vetëm në javën e parë të Premierligës, derisa më pas pësoi një lëndim që e mbajti jashtë aksionit
Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri më në fund pritet të rikthehet në fushat e gjelbra, pas një mungesë më shumë se një muaji, shkruan albinfo.ch.
Stoke City do të përballet me West Bromwich Albion dhe trajneri Mark Hughes do ta ketë në dispozicion yllin e madh shqiptar.
Ka qenë pikërisht skuadra e Stkoe Cityt që ka dhënë njoftimin nëpërmjet llogarisë së saj në ‘Twitter’, për rikthimin e Shaqirit. “Xherdan Shaqiri kthehet për ndeshjen e nesërme ndaj fqinjëve West Bromwich Albion”, thuhet në njoftimin e skuadrës angleze.
Edhe trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes në konferencën për shtyp ka deklaruar se 24-vjeçari do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër West Brom.
Shaqiri është paraqitur vetëm në javën e parë të Premierligës, derisa më pas pësoi një lëndim që e mbajti jashtë aksionit. Ai kishte realizuar golin e barazimit në duel me Middlesbrough, që është edhe pika e vetme e fituar e Stoke Cityt këtë edicion pas pesë ndeshjeve.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë














