Kultura
Gëzim Myshketa interpreton në Operën e Berlinit
Pas prezantimit në Operën Gjermane të Berlinit, gjatë muajve tetor dhe nëntor, ai do të vazhdojë sezonin e tij artistik në Shtutgard, ku do të luajë në operën “Faust”
Këtë fundjavë baritoni shqiptar do të interpretojë rolin e Escamilos në veprën Carmen të Georges Bizet, Operën Gjermane në Berlin
Të dielën, më 2 tetor, prej orës 18:00 ai do të intepretojë në Pallatin e Operës Gjermane në Berlin, artisti i skenës operistike, Myshketa, do të luajë rolin e Escamilos në veprën Carmen të Georges Bizet bazuar në libreton e shkruar nga Meilhac dhe Ludovic Halevy, përcjell albinfo.ch.
Baritoni i njohur shqiptar, Gëzim Myshketa, së fundi ishte paraqitur në koncertin humanitar për shenjtërimin e Nënës Terezë në Vatikan.
Siç njofton kultplus, pas prezantimit në Operën Gjermane të Berlinit, gjatë muajve tetor dhe nëntor, ai do të vazhdojë sezonin e tij artistik në Shtutgard, ku do të luajë në operën “Faust”, produksion i ri nga Frank Castorf, për të vazhduar me skenat e tjera operistike ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













