Shkurt.ch
Berset hap aktivitetin në 500 vjetorin e “Paqes së përjetshme” në mes të Zvicrës dhe Francës
Kolokuiumi, në të cilin marrin pjesë 12 profesorë universiteti, historianë dhe personalitete tjera, organizohet në 500 vjetorin e nënshkrimit në Freiburg (29 nëntor 1516) të “Paqes së amshueshme”
Përkrah presidentit të Senagtit Francez, Gerard Larcher, minisrui zviceran Alain Beerset ka hapur sot kolokuiumin e organizuar në shenjë të 500 vjetorit “paqes së përjetshme” në mes të Zvicrës dhe Francës. Ai takon sot edhe ministren e shëndetësisë Marisol Touraine, për të nënshkruar me të një Marrëveshje në fushë të shëndetësisë, thuhet në një komunikatë nga Këshilli Federal.
Kolokuiumi, në të cilin marrin pjesë 12 profesorë universiteti, historianë dhe personalitete tjera, organizohet në 500 vjetorin e nënshkrimit në Freiburg (29 nëntor 1516) të “Paqes së përjetshme”. Kjo aleancë në mes të dy vendeve ka pasur rëndësi thelbësore në historinë e marrëdhënieve në mes të Zvicrës dhe Francës.
Berset takon sot edhe homologen e tij, ministren e shëndetësisë Marisol Touraine, për të nënshkruar me të një Marrëveshje për bashkëpunimin në mes të dy vendeve në fushë të shëndetësisë. Me këtë marrëveshje lehtësohet dhe promovohet mbulimi i kostos së përkujdesjes shëndetësore. Ajo do të mundësojë edhe qasjen më të shpejtë në ndihmën e parë dhe këmbimin e informatave në lëmin e shëndetësisë. Kjo vlen në veçanti për popullatën në afërsi të kufirit në mes të dy vendeve, nga të dyja anët.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave










