Sport
Probleme në sulm për kuqezinjtë
Armando Sadiku dhe Rey Manaj nuk do të luajnë ndaj Lihtenshtajnit dhe Spanjës. Në Kombëtare rikthehet Edgar Çani
Kombëtarja shqiptare humbet shërbimet e Armando Sadikut dhe Rey Manajt për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2018, ndaj Lihtenshtajnit dhe Spanjës, më 6 dhe 9 tetor, shkruan albinfo.ch.
“Sadiku, pasi bëri skanerin, rezultoi që menisku t’i ishte gërvishtur pak dhe kjo i jep dhimbje gjatë gjithë kohës, sidomos kur lëviz gjurin nga brenda kur vrapon. Kështu që i nevojitet të bëjë operacionin, dhe do të qëndrojë thuajse një muaj jashtë fushave të blerta”, shpjegoi Alban Bushi, menaxher i skuadrës kombëtare.
Ndërsa Rey Manaj do të qëndrojë për 10 ditë jashtë fushave, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e fundjavës në Serie A, Pescara-Chievo. Kjo situatë bëri që Gianni De Biasi të rikthejë pas 3 vitesh në Kombëtare sulmuesin Edgar Çani, aktualisht lojtar i Pisas.
“Mendoj se Çani po kalon një formë të mirë te Pisa. Ka shënuar, jo shumë si lojtarët që kemi aktualisht në kombëtare, por gjithsesi po luan mirë atje. Ka një ngritje gjatë këtij vitit të fundit, ndaj dhe unë mendoj se ka bërë mirë me këtë zgjedhje. Mendoj që konkurrenca i bën mirë sulmuesve, sepse janë më të motivuar në çdo stërvitje, e japin maksimumin e tyre”, theksoi Bushi.
Përveç dy dëmtimeve, menaxheri i kombëtares thekson se pjesa tjetër e kuqezinjve janë në formë mjaft të mirë. “Jemi në tetor tani dhe janë pothuajse të gjithë në formë. Trajneri e ka të vështirë të zgjedhë mes lojtarëve për këto dy ndeshje, sepse të gjithë lojtarët janë shumë mirë”, përfundoi Bushi.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










