Sport
Për Shqipërinë vlen vetëm fitorja
Kuqezinjtë ndeshen sonte me Lihetenshtajnin dhe duan vetëm tri pikë. Ata nuk e nënçmojnë aspak skuadrën kundërshtare
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka thënë se asnjë skuadër nuk bën të nënçmohet dhe kjo vlen edhe për kundërshtarin e radhës, Lihtenshtajnin, shkruan albinfo.ch.
“Çdo skuadër ka mundësi të krijojë rreziqe. Ne kemi punuar për të limituar në maksimum rrezikun përballë portës tonë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqendruar dhe të shfrytëzojmë rastet që do të krijojmë gjatë ndeshjes. Duhet të kërkojmë të jemi më të zotët se kundërshtari dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë sepse ndeshjet nuk fitohen pa nisur ende. Skuadra arrin të fitojë kur është e përqendruar dhe kur luan shpejt. Kur jemi në këto parametra atëherë mund të vëmë në vështirësi çdo kundërshtar”, deklaroi trajneri italian.
Sadiku është mungesa më e madhe në grupin kuqezi, por De Biasi shikon përtej këtij problemi duke theksuar se skuadra që ka në dispozicion do të punojë për ta plotësuar sa më shumë boshllëkun që ka lënë sulmuesi i Zyrichut. “Sadiku ishte në formë shumë të mirë. Ka shënuar në Ligën e Evropës dhe me Maqedoninë. Ishte i rëndësishëm dhe më vjen keq për të. Shpresoj të rikuperohet sa më shpejt por do të bëjmë gjithçka për të mos e ndier mungesën e tij”, theksoi ai.
Mërgim Mavraj po kalon një moment fantastik në aspektin personal dhe ky është një lajm i mirë për Kombëtaren Shqiptare. Lideri i mbrojtjes kuqezi bashkohet me skuadrën pas një ndeshjeje pothuajse perfekte në “Allianz Arena” ku Koln-i ndali Bayernin e Munihut. Gjithsesi, ai e pranon se në Kombëtare ‘thithet’ një ajër tjetër pasi ky është një moment i veçantë për çdo lojtar.
“Nuk krahasohet futbolli i klubeve me Kombëtaren. Ndeshjet me Kombëtaren janë ndryshe sepse çdo lojtar e pret me gëzim, pavarësisht rivalit që ka përballë. Nëse duhet të bësh mrekulli në këtë grup duhet të fitosh me Lihtenshtajnin, por edhe me Maqedoninë. Jemi rritur si skuadër dhe kemi shumë besim. Do të luajmë më ndryshe krahasuar me Spanjën. Nuk e kam Spanjën në kokë, tani kemi Lihtenshtajnin. Është një ndeshje e vështirë. Nuk e nënvlerësojmë kundërshtarin por ne i dimë cilësitë tona. Nuk ka më skuadra të vogla. Të arrish te fitorja duhet të punosh shumë. Normalisht që detyra mbrojtëse është tjetër në këtë ndeshje sepse duhet t’u krijojmë mesfushorëve hapësira. Duhet të jemi të përqendruar deri në minutën e fundit”, nënvizoi Mavraj.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?









