Sport
Kuqezinjtë do të mbrohen për 90 minuta
“Spanja të detyron ta parkosh autobusin, por ne do e vendosim pa rrota për të mos pësuar”, deklaroi De Biasi
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka thënë se do të mbrohen ndaj Spanjës, duke parë fuqinë e tyre. “Spanja të detyron ta parkosh autobusin, por ne do e vendosim pa rrota për të mos pësuar”, deklaroi De Biasi, shkruan albinfo.ch.
Ai ka shtuar se Spanja ka shumë futbollistë cilësorë. “Diferencat janë të mëdha, por ne i njohim limitet tona. Ne do të dalim në fushë dhe do të luajmë ndeshjen tonë. Edhe ndaj Portugalisë situata ishte thuajse e ngjashme, por në fund ne arritëm të befasojmë duke fituar”, deklaroi trajneri italian.
Gazetarët spanjollë e pyetën trajnerin e kombëtares shqiptare në lidhje me mungesën e Armando Sadikut dhe sa do të ndikojë ai në këtë takim. “Sadiku është mjaft i rëndësishëm për ne. Ai këtë e tregoi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Maqedonisë duke shënuar golin e parë, por i shënoi edhe Villarrealit në Ligën e Evropës. Megjithatë ne do të bëjmë maksimumin për ta zëvendësuar atë”, tha De Biasi, i cili foli edhe për Kukelin, ku tha se ende nuk e ka të qartë nëse do ta ketë në dispozicion mesfushorin për ndeshjen e sotme pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih











