Sport
Behrami “me kunxha” ndaj ish kapitenit Frei
"Aleksi ka qenë shumë i mbyllur si karakter. Të rinjtë më parë nuk guxonin pothuaj fare t`i afroheshin. Kjo ka ndryshuar tash”
Ylli i futbollit zviceran dhe italian, shqiptari Valon Behrami, siç është shkruar tashmë, e ka të siguruar vendin në 11-shen e parë të kombëtares së Zvicrës në ndeshjen e sotme kundër Anglisë.
Mediet zvicerane po raportojnë nga Londra ku skuadra zvicerane po pret takimin që luhet në orën 17:45 duke ndjekur në çdo hap skuadrën dhe lojtarët e veçantë. Në dy ditët e kaluara kanë qenë në qendër të vëmendjes sidomos Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi, ndërsa sot, portali blick.ch ka transmetuar komentet e lojtarit tashmë “veteran” të kombëtares zvicerane, 26 vjeçarit Valon Behrami.
Ai citohet t`i ketë thënë gazetës në gjuhën iotaliane “La Regione” se atmosfera në ekipin e kombëtares është shumë më e mirë dhe më e relaksuar pas tërhqjes së ish kapitenit Alex Frei dhe marrjes së rolit të tij nga lojtari Gökhan.
“Me kapitenin e ri ka më tepër dialog. Lojtarët e riunj tash mund ta thonë mendimin e tyre”, ka thënë Behrami. Ndërkaq, i pyetur nga blick.ch nëse atëherë problemi paska qenë te Frei, Behrami ka mohuar: “unë e pranoj Alexin. Ai nuk ka qenë problemi. Por me “Gögin” kam raporte më të afërta. Aleksi ka qenë shumë i mbyllur si karakter. Të rinjtë më parë nuk guxonin pothuaj fare t`i afroheshin. Kjo ka ndryshuar tash”.
Behrami dhe Frei nuk i kishin shumë mirë punët në mes vete, thotë blick.ch, më së voni deri në ndeshjen për Kampionat Botëror kundër Kilit në vitin 2010.
Një javë trajnime me kapitenin e ri, siç thotë Behrami, kanë sjellë më shumë gjallëri dhe pozitivitet në skuadër. “Janë shumë të rinj këtu dhe nuk merret çdo gjë me aq seriozitet. Sigurisht, një shkallë serioziteti është i nevosjhëm por jo më shumë. Serioziteti i tepruar mund të shtypë shumëçka”, ka thënë Behrami.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











