Qytetarët e Maqedonisë në Diasporë kanë votuar për tre deputetë
Në përfaqësitë diplomatike sot janë zhvilluar votimet për zgjedhjen e tre deputetëve që do të jenë pjesë e përbërjes së re të Parlamentit
Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, tre nga 123 deputetët në përbërjen e re Parlamentare do të vijnë nga diaspora.
Në tre njësitë zgjedhore në diasporë Evropë dhe Afrikë, Amerikën Veriore dhe Jugore, Australi dhe Azi, janë parashtruar gjithsej 24 lista për kandidatë, ndërsa për të votuar në diasporë janë paraqitur 7 mijë e 258 votues.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) këta votues të regjistruar në diasporë do të mund të zgjedhin tre deputetët në tre njësi zgjedhore 7, 8 dhe 9. Në njësinë e 7 për Evropë – Afrikë janë 4.653 votues, në njësinë e 8 Amerikë-Kanada 1.832 votues, në njësinë e 9 janë 773 votues në Australi dhe Azi. Zgjedhjet zhvillohen sipas modelit proporcional në nëntë njësi zgjedhore.
Në këto zgjedhje, diaspora shqiptare në njësinë e 8 ka bërë thirrje për bojkotin e këtyre zgjedhjeve për shkak se sipas tyre janë bërë manipulime dhe skenare që shlyen gjysmën e votuesve të paraqitur nga komuniteti shqiptar në Cikago, Toronto, dhe shtete e qytete tjera në SHBA e Kanada.
Partitë shqiptare kanë garojnë në diasporë me kandidatë në njësinë e 7 zgjedhore si dhe në njësinë e 8 zgjedhore.
Kandidatët Ismail Durmishi nga BDI-ja, Ali Gega nga Demokracia e Re dhe Xhemal Dauti nga PDSH-ja, kanë garuar për një ulëse në njësinë zgjedhore të Evropës..
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Inflacioni në zero Shkalla e inflacionit në Zvicër ra përsëri në zero përqind në nëntor, pak më poshtë nga... -
Zvicra përgatitet për një valë të hershme gripi -
Si do të ndryshojnë trendet e imigracionit në Evropë në vitin 2026 -
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga












