Kultura
Nesër Çmimi Nobel për Letërsi, favorit edhe Ismail Kadare
Kandidat edhe këtë vit është shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare. Madje ai ndodhet në mesin e favoritëve për të triumfuar kësaj radhe
Më 13 tetor (nesër) nga ora 13:00 do të jepet Çmimi Nobel për Letërsi, ka njoftuar uebsajti zyrtar i Çmimit Nobel, shkruan albinfo.ch.
Kandidat edhe këtë vit është shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, madje ndodhet në mesin e favoritëve për të triumfuar kësaj radhe.
Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se shkrimtari shqiptar ndodhet ndër pesë kandidatët kryesorë për të triumfuar.
Janë po këto lista që një vit më parë kishin radhitur në vendin e katërt fituesen e Nobelit 2015, Svetlana Alexievich, deri në atë kohë një emër jo shumë i njohur, botërisht.
Në krye të listës, ashtu si dhe vitin e kaluar është shkrimtari japonez, Haruki Murakami. Ai ndiqet në këtë listë nga Adonis, poeti sirian, që jeton në Paris.
Në vendin e tretë vjen Ngugi Wa Thongo dhe i katërti është Philip Roth, edhe ky një kandidat që prej vitesh është në krye të listës së Ladbrokes. I pesti renditet Ismail Kadare, i cili një vit më parë renditej i 7-ti.
Ismail Kadare deri më sot është nderuar me disa nga çmimet më prestigjioze në botë, për letërsinë si “Man Booker Prize” e më gjerë. Pavarësisht kësaj liste, në mediat botërore po komentohet se Nobelin mund ta fitojnë njëri prej tre kandidatëve: Haruki Murakami, Adonis dhe Ismail Kadare.
Vitin e kaluar këtë çmim mori gazetarja bjelloruse Svetlana Alexievich. Që prej vitit 1901, 110 njerëz e kanë fituar këtë çmim, prej të cilëve 13 kanë qenë gra, Alexievich u bë gruaja e katërt në histori që fitoi këtë çmim.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria










