Lajme
Qeveria dhe komunat koordinohen për riatdhesimin
Qeveria e Kosovës ka ndarë një fond prej 3.5 milionë euro për ta lehtësuar procesin e riintegrimit nëpër komuna
Në kuadër të vizitave të parapara në të gjitha komunat e Kosovës, me qëllim të rritjes së koordinimit për te avancuar procesin e reintegrimit të personave të riatdhesuar, ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka realizuar takimet e para në qytetin e Pejës. Ajo është takuar me kryetarin e Pejës, Ali Berisha.
Kryetari i Pejës ka thënë se e përkrahë përkushtimin e ministres Çitaku për të reintegruar të gjithë qytetarët e riatdhesuar dhe premtoi mbështetjen e plotë që ky proces të avancoj sa më shumë.
Ndërsa ministrja Çitaku, e cila vizitoi edhe komunën e Klinës dhe atë të Istogut, ka thënë se do të vazhdojë t’i vizitojë të gjitha komunat tjera për të parë të arriturat dhe sfidat në ketë proces.
“Tanimë të gjithë jemi të vetëdijshëm se procesi i integrimit evropian paraqet prioritet kyç dhe sfidë kryesore për të gjitha institucionet e Republikës Kosovës. Ky proces është një pako reformash që i kemi për obligim t’i realizojmë për qytetarët tanë, dhe në këtë sfond ne do të punojmë së bashku me të gjitha komunat, me qellim të ngritjes së kapaciteteve ne nivel komunal që procesi reintegrimi të jetë një tregim i suksesshëm për qeverisjen e vendit tonë”, ka thënë Çitaku.
Qeveria e Kosovës, duke qenë e vetëdijshme se komunat me kapacitetet e tyre nuk mund të përballen me këtë proces, ka ndarë një fond prej 3.5 milionë euro për ta lehtësuar procesin e reintegrimit nëpër komuna.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto Të ardhurat neto arritën në 6.4 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar kështu një rënie prej 16... -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival











