E-Diaspora
«Zhduket» fituesi shqiptar i 168 milionëve në loto
Deri tash ai punonte në një ndërmarrje komunale për heqjen e mbeturinave, por në vendin e punës që nga njoftimi për fitimin e jackpotit ai nuk është dukur më
Ka fituar javën e kaluar “me një goditje” shumën marramendëse prej 168 milionë eurove në lotarinë euromillions në Belgjikë. Por ku është tash shqiptari fatlum? Në punë nuk është paraqitur, shkruan grenzecho.net.
Siç shkruajnë njëzëri mediat belge, personi në fjalë është “zhdukur” ose ka kaluar në ilegalitet, transmeton albinfo.ch. Deri tash ai punonte në një ndërmarrje komunale për heqjen e mbeturinave, por në vendin e punës që nga njoftimi për fitimin e jackpotit ai nuk është dukur më.
Sipas asaj që shkruan gazeta “Het Nieuwsbad”, bëhet fjalë për një burrë 50 vjeçar nga Kosova i cili jeton në Belgjikë që nga fundi i viteve `90. Ai ka fituar me një tiketë lotarie që e ka blerë në një librari të Brukselit dhe pastaj është identifikuar para Lotarisë nacionale belge dhe ka deklaruar se një pjesë të 168 milionë urove do ta dhurojë për qëllime bamirësie.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres












