E-Diaspora
Dënohet shqiptari që theri me thikë bashkëkombësin e tij
Shqiptari 26-vjeçar është dënuar me gjashtë muaj, për shkak se theri me thikë një bashkëkombës, për arsye banale, një telefon
Një shqiptar 26-vjeçar është dashur të dalë para gjykatës porote në Minden për shkak se kishte therur me thikë një bashkëkombës në prill të këtij viti, shkruan ‘tag24.de’.
I akuzuari ka përshkruar në detaje gjendjen e tij. Në vitin 2009 ka qenë pre e një sulmi me thikë. Që nga ajo kohë ai vuan nga depresioni, përcjell albinfo.ch.
Në Gjermani, gjendja e tij nuk përmirësohet. Pasi disa të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e tij, ankthi i tij ishte edhe më i keq. Një mosmarrëveshje çoi në rastin e përmendur.
Shkak ishte bërë një telefon i shitur nga viktima Tarik K., por që ishte i dëmtuar.
I pandehuri u takua me një grup shqiptarësh në mbrëmje, ku në mesin e tyre ishte edhe viktima Tarik K. Aty filloi një luftë me grushte, derisa i pandehuri ka nxjerrë një thikë, duke e goditur viktimën që pësoi lëndime të rënda. Ai ka thënë se nuk e di sesi ka ndodhur ngjarja, derisa ishte në ankth për shkak të gjakut. Shqiptari u dënua me gjashtë muaj.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror













