Sport
Ish-futbollisti i Barcelonës ëndërron të luajë për Shqipërinë
Ivan Balliu ka rrënjë shqiptare dhe ka thënë se ëndërron që një ditë të luajë për Kombëtaren shqiptare
Mbrojtësi i djathtë, Ivan Balliu kaloi në të gjitha ekipet e reja të Barcelonës. Ai në korrik të vitit 2015, u transferua në skuadrën franceze Metz. Ai në një intervistë për ‘transfermarkt.de’, ka treguar se ka rrënjë shqiptare, derisa ëndërron që të ftohet në Kombëtaren shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Ai ka thënë se nuk di shumë për prejardhjen e tij. “Unë nuk di shumë lidhur me këtë. E di se paraardhësit e mi kanë shkuar nga Shqipëria për në Spanjë. Por, nuk kam më shumë informacion. Babai im është mundur të gjejë librin e familjes”, ka thënë ai.
Balliu ka thënë se po mendon edhe për Kombëtaren shqiptare. “Menaxheri im është në kontakt me Federatën Shqiptare të Futbollit. Unë mendoj se kam dëshmuar cilësitë e mia në karrierën time”, ka shtuar ai.
Ai flet edhe për ëndrrën e tij. “Për të luajtur në Kupën e Botës dhe për ta fituar (qesh). Jo, kjo është e vështirë. Unë ëndërroj të luajë me Kombëtaren shqiptare. Kam dëshmuar aftësitë e mia”, theksoi ish-futbollisti i Barcelonës.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror










