Integrimi
I arrestuari për drogë, tenton të arratiset nga Italia në Zvicër
Përgjimet telefonike zbuluan se ai së bashku me një shqiptar tjetër në Milano, kishin qëllim për të shkuar në Zvicër, ku do të nisnin një jetë nga fillimi
Shtetasi shqiptar, Bledi Sota, 39-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, ndaj të cilit gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, shkruan albinfo.ch.
Ai ishte ndër shqiptarët më të kërkuar në Itali është arrestuar nga policia vendase. Ndaj Sotës kishte urdhër arresti nga 25 tetori, derisa ai ishte njëri nga 22 të kërkuarit në kuadër të operacionit të koduar “Kamarina Drugs 2”.
39-vjeçari u zhduk atë ditë në zonën e Raguzës, por kërkimet nuk reshtën nga ana e policisë duke e arrestuar në provincën e Breshës.
Përgjimet telefonike zbuluan se ai së bashku me një shqiptar tjetër në Milano, kishin qëllim për të shkuar në Zvicër, ku do të nisin një jetë nga fillimi.
Policia e ka identifikuar dhe arrestuar. 39-vjeçari është dërguar në burgun San Vittore, bashkë me të arrestuar të tjetër në kuadër të këtij operacioni.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













