Sport
Llullaku tregon për tmerrin që përjetoi në vitin 1999
“Çdo ditë mendoj për atë udhëtimin me gomone nga Vlora në Bari, ishte viti 1999. Në ato vite, gjithçka organizohej nga mafia shqiptare, isha bashkë me nënën dhe vëllain tim. Niseshin me mijëra. Do të qëndrojë gjithmonë brenda meje fakti se nëse do të isha nisur një natë më para nuk do t’ia dilja. Vdiqën të gjithë”, ka thënë Llullaku
Azdren Llullaku po shkëlqen në Rumani, derisa është rikthyer edhe në Kombëtaren shqiptare. Ai është ndër sulmuesit më në formë shqiptar, por jeta e tij nuk ka qenë e lehtë, madje shumë e vështirë, shkruan albinfo.ch.
Ai ka treguar për tmerrin që ka përjetuar gjatë luftës në Kosovë, në një intervistë për gazetarin e mirënjohur italian, Gianluica Di Marzio.
“Çdo ditë mendoj për atë udhëtimin me gomone nga Vlora në Bari, ishte viti 1999. Në ato vite, gjithçka organizohej nga mafia shqiptare, isha bashkë me nënën dhe vëllain tim. Niseshin me mijëra. Do të qëndrojë gjithmonë brenda meje fakti se nëse do të isha nisur një natë më para nuk do t’ia dilja. Vdiqën të gjithë”, është tregimi rrëqethës i Llullakut.
Por, gomonia ku ishte Llullaku mbërriti në breg dhe pas mijëra peripecish, ai u stabilizua me familjen në Itali.
“Italia më ka dhënë shumë, sidomos mundësinë që të rritem si person, përveçse si lojtar. Italia më ka dhënë një vend ku të jetoj, ndaj për mua është gjithçka. Në Kosovë luaja vetëm në shkollë. Skuadra ime e parë e vërtetë e futbollit ishte ajo e fëmijëve të Vallata 1999, kur isha 13 vjeç”, ka theksuar ai.
Por nëse shumë shqiptarë janë dorëzuar, Llullaku arriti të bënte ëndrrën e tij realitet në një mënyrë tjetër. “Një menaxher më pyeti nëse isha i interesuar që të shkoja të bëja një provë në Rumani. Në atë moment nuk u mendova dy herë dhe thashë po, këtu nuk kisha asnjë mundësi. Gaz Metan më mori menjëherë dhe që nga ai moment mund të them që jam i kënaqur me zgjedhjen time”.
Në fund ai flet edhe për ëndrrën e tij. “Botërori me Shqipërinë? Është një ëndërr shumë e madhe edhe vetëm po ta imagjinosh, por nuk i dihet kurrë. Ndërkaq, në mars shpresoj të jem në fushë për Itali-Shqipëri, do të jetë një moment i madh”, tregoi futbollisti i përfaqësueses shqiptare.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











