Sport
Mafia shqiptare prek futbollin austriak
Një ish-futbollist nga Gjermania u dënua për trukimin e ndeshjeve, ndërsa në dëshminë e tij, ai nënvizoi se ishte kontaktuar nga shqiptarët e nëntokës së krimit për të marrë përfitime ilegale
Mafia shqiptare, duket se ka prekur edhe Austrinë, por kësaj radhe në fushën e futbollit, shkruan albinfo.ch.
Kjo, falë daljes në dritë të fakteve të rënda për manipulimin e rezultateve sportive, në një hetim të Prokurorisë së Klagenfurtit.
Një ish-futbollist nga Gjermania u dënua për trukimin e ndeshjeve, ndërsa në dëshminë e tij, ai nënvizoi se ishte kontaktuar nga shqiptarët e nëntokës së krimit për të marrë përfitime ilegale.
Çështja e nisur në vitin 2014 solli dënimin e protagonistit të Bundesligës, Dominik Taboga, dhe lojtarit tjetër Zanel Kuljiç, që akuzohen se në të paktën 10 raste kanë tentuar, ose kanë arritur të paracaktojnë ndeshjet e futbollit në Bundesligën austriake.
Edhe pse nuk bëhen të ditur emra, për shkak të hetimit që pritet të nxjerrë në dritë të tjera detaje, mediat austriake ia faturojnë gjithçka krimit të organizuar nga Ballkani, e në veçanti shqiptarëve.
Dy prej ndeshjeve të trukuara u zhvilluan në tetor të vitit 2010 dhe një tjetër në dhjetor të vitit 2011. Në skemën e rindërtuar nga organet e drejtësisë, një dëshmitar tha se kishte shërbyer si përkthyes në një rast trukimi, kur ishte i pranishëm në dorëzimin e një valixheje plot me parà, në duart e gruas së një agjenti shqiptar futbolli.
Gjatë të gjithë dëshmisë, ish-futbollisti shqiptar deklaroi se nuk kishte shkelur asnjëherë më parë ligjin dhe nuk kishte përfituar asgjë nga veprimet e tij. Ai kishte shpresuar se duke u bërë pjesë e këtij sistemi, do të gjente punë si trajner apo menaxher në Austri. Ish-futbollisti profesionist, baba i dy fëmijëve, deklaroi se aktualisht jetonte me asistencë shtetërore në Gjermani.
Gjykatësi nuk ka dhënë ende vendimin përfundimtar rreth dënimit me 10 muaj burg me kusht dhe gjobës prej 1200 eurosh, por ai pritet të zbardhet në ditët në vijim.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres










