Sport
Shaqiri mungon te Zvicra
Xherdan Shaqiri nuk do të luajë në ndeshjen e programuar ndaj Ishujve Faroe, në kualifikueset për Botërorin 2018
Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri është mungesa e madhe dhe më e rëndësishme e Zvicrës për ndeshjet e muajit nëntor, shkruan albinfo.ch.
Mesfushori i Stoke City që është një prej shtyllave të përfaqësueses së trajnerit Vladimir Petkoviq, u duk se do të rikuperohej nga dëmtimi në muskuj, por situata e tij u rëndua më pas edhe nga një grip që ka detyruar stafin mjekësor të mos japë “OK” për aktivizimin.
Kështu Shaqiri nuk do të luajë në ndeshjen e programuar ndaj Ishujve Faroe, në kualifikueset për Botërorin 2018.
“Loja jonë nuk bazohet në vetëm një apo dy lojtarë. Ne na u desh të luanim ndaj Portugalisë pa Shaqirin, në Hungari pa Granit Xhakën dhe ndaj Andorrës Behrami braktisi fushën. Skuadra jonë duhet gjithmonë të plotësojë këto hapësira boshe dhe të jetë gati”, tha trajneri i Zvicrës.
Në krahasim me sfidat e kaluara, është rikthyer në kampin helvetik mbrojtësi Johan Djourou, ndërsa ka vend në listë edhe për kosovarin Shani Tarashaj. Ky i fundit është thirrur në çastet e fundit pas dëmtimit të Embolo.
Zvicra kryeson Grupin B të kualifikueseve të Botërorit me 3 fitore në po kaq ndeshje, ndërsa në vendin e dytë është kampionia e Evropës, Portugalia.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres













