Sport
Mërgim Berisha në mes katër kombëtareve
“Vetëm Shqipëria më ka kërkuar njëherë, por në atë kohë kam qenë i dëmtuar. Gjithashtu mund të luaj për Kosovën, Gjermaninë ose Austrinë. Nuk e kam vendosur ende”, ka thënë Berisha
Mërgim Berisha po kalon në formë të jashtëzakonshme dhe ai po kërkohet nga shumë skuadra, por edhe disa Kombëtare, shkruan albinfo.ch.
Forma e tij nuk ka kaluar pa u vërejtur edhe disa media ndërkombëtare, ndër to edhe ‘Bild’ e Gjermanisë.
Në rubrikën javore të kësaj gazete ku promovohen talentet e rinj të futbollit nëpër Evropë, këtë radhë është përzgjedhur Berishën.
“Bild” përshkruan talentin e tij me topin, teksa gjithashtu zbulon situatën e ekipit përfaqësues me të cilin sulmuesi do të aktivizohet.
“Vetëm Shqipëria më ka kërkuar njëherë, por në atë kohë kam qenë i dëmtuar. Gjithashtu mund të luaj për Kosovën, Gjermaninë ose Austrinë. Nuk e kam vendosur ende”, është shprehur ai për mediat austriake.
Prindërit e Berishës janë nga Kosova, por futbollisti është lindur në Gjermani.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres












