Sport
Turqia, me yje kundër Kosovës
Në mesin e të ftuarve janë shumë yje, duke përfshirë këtu edhe të rikthyerit Arda Turan e Burak Yilmaz
Kombëtarja e Turqisë ka zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e 12 nëntorit ndaj Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit të Rusisë, shkruan albinfo.ch.
Në mesin e të ftuarve janë shumë yje, duke përfshirë këtu edhe të rikthyerit Arda Turan e Burak Yilmaz, të cilët kishin probleme me përzgjedhësin Fatih Terim.
Turqia do të transferohet në aeroportin e Antalias më 7 nëntor dhe do të vendoset në Belek, ku do t’i zhvillojë stërvitjet për ndeshjen e 12 nëntorit, që do të luhet në Antalia. Trajneri Terim do të mbajë konferencë për shtyp më 11 nëntor, një ditë para lojës me Kosovën.
Kjo është lista e Turqisë: Volkan Babacan, Onur Recep Kivrak, Harun Tekin, Kaan Ayhan, Gokhan Gonul, Sener Ozbayrakli, Ahmet Yılmaz Çalik, Çaglar Soyuncu, Omer Toprak, Yalçin Ayhan, Hasan Ali Kaldirim, Ismail Koybasi, Bilal Basacikoglu, Cengiz Under, Emre Çolak, Hakan Çalhanoglu, Mehmet Topal, Oguzhan Ozyakup, Okay Yokuslu, Selçuk Inan, Tolga Cigerci, Arda Turan, Volkan Sen, Burak Yilmaz, Cenk Tosun, Enes Unal, Mehmet Batdal e Yunus Malli.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë











