Sport
Xhemailit i shpërthejnë lotët para kamerës
"Gjithçka që kemi arritur unë dhe vëllai im, ia kemi borxh babait. Por ishte shumë, tepër e vështirë të rritesh pa babanë pranë”, ka thënë Blerimi dhe ka shpërthyer në lot
Në një rrëfim emocional tek flet për babain e tij, ylli i futbollit nga Zvicra, Blerim Xhemaili nuk i përmban lotët para kamerave televizive të emisionit “Sportlounge” të televizionit SRF. Në fillim të këtij portretimi flet vëllai i futbollistit të njohur, Betimi dhe tregon fotografitë e fëmijërisë së të dyve. Ai evokon se si babai i tyre, Fekredini më parë vinte të punonte në Zvicër si punëtor sezonier në ndërtimtari, nëntë muaj në vit larg familjes. Këtë, profesori i edukatës fizike e bënte për t`i mundësuar familjes një jetesë të denjë në vendlindje.
Pastaj ai e ka marrë familjen në Zvicër, ku fillimisht jetonin të katërt në një banesë njëdhomëshe e gjysmë. Duke evokuar atë kohë Blerimit i shpërthejnë lotët para kamerës. “Gjithçka që kemi arritur unë dhe vëllai im, ia kemi borxh babait. Por ishte shumë, tepër e vështirë të rritesh pa babanë pranë”.
http://www.srf.ch/sport/fussball/nationalmannschaft/dzemaili-habe-alles-meinem-vater-zu-verdanken
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres










