Jeta në Zvicër
Zvicra do të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-në
Vjen reagimi i parë i Qeverisë së Zvicrës për zgjedhjet e Donald Trumpit.
Zvicra do të punojë në mënyrë konstruktive sipas Këshilltarit Federal, Didier Burkhalter, me administratën e re amerikane.
Në përgjigje rreth qëndrimit kritik të Donald Trump adresuar tregtisë së lirë, Burkhalter thotë tregtia ndërmjet Zvicrës dhe SHBA-së ka një volum prej CHF 50 miliardë, dhe përfitojnë dy vendet.
Zvicra është e interesuar që me SHBA-të të vazhdojë bashkëpunimi i mirë. “Amerika e përçarë nga ana tjetër nuk ishte e mirë për pjesën tjetër të botës. Bota dhe SHBA-të kanë ndryshuar.
“Ne gjithmonë e shohim politikën botërore nga pikëpamja e interesave zvicerane.”, tha Burkhalter. “Paqja dhe siguria janë shqetësimet tona kryesore.”, tha ai.
Burkhalter thotë se bota ka nevojë për një Amerikë që është e angazhuar për paqen.
Por, biznesi, shkenca, hulumtimet dhe inovacionet janë kaq të rëndësishme. Asgjë nuk do të ndryshojë. Prandaj është nevojshme për të ndërtuar ura.
“Zvicra dëshiron të zgjerojë në këtë mënyrë bashkëpunimin me qeverinë e re në Uashington.”, tha ministri i Jashtëm i Zvicrës për radion zvicerane RTS, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












