E-Diaspora
I vërtetohet fajësia por i ulet dënimi shqiptarit që ka vrarë shqiptarin
Gjykata e Lartë e Bernës ndonëse e ka konfirmuar gjykimin e bërë nga gjykata e shkallës së parë, megjithatë ia ka ulur dënimin vrasësit 44 vjeçar, nga 10 vjet sa e kishte, në 8 vjet e 9 muaj burg,
Vrasja me thikë e një shqiptari të Kosovës nga një shqiptar i Maqedonisë, që ka ndodhur në vjeshtën e vitit 2013, nuk ka qenë aksidentale por vrasje me paramendim. Gjykata e Kantonit të Bernës e ka vërtetuar si të drejtë dënimin që më parë e kishte shqiptuar gjykata e shkallës së parë mbi këtë rast, shkruan bernerzeitung.ch.
Por, Gjykata e Lartë megjithatë ia ka ulur dënimin vrasësit 44 vjeçar, nga 10 vjet sa e kishte, në 8 vjet e 9 muaj burg, transmeton albinfo.ch. Kjo zbritje ka ardhur si rezultat i faktit se Gjykata e Lartë te dënimi për vrasje me paramendim i ka dhënë peshë më të madhe segmentit të vrasjes me paramendim eventual, ka theksuar kryesuesi i trupit gjykues. Kjo, me fjalë tjera kuptohet kështu: vrasësi nuk e kishte synuar vrasjen në mënyrë konkrete dhe direkte por “e kishte marrë në konsideratë” atë.
Nga ana tjetër, prokuroria kishte kërkuar 12 vjet burg për shqiptarin nga Maqedonia.
Siç ka shkruar albinfo.ch edhe më parë, Viktima, së bashku me dy shokë kishin shkuar në shtator të vitit 2013 në klubin e natës në Lätti afër Rapperswilit të Bernës. Në barin e lokalit kishte shpërthyer një sherr në mes tij dhe shqiptarit nga Maqedonia. Fillimisht, dy kolegët zviceranë të kosovarit dhe zonjat e pranishme aty, kishin arritur t`i pajtonin. Por pastaj tre shokët u kthyen nga rruga për në shtëpi, ku ishin nisur, që të kërkonin sqarim nga 44 vjeçari, transmeton albinfo.ch. Pastaj në parkingun e lokalit është përshkallëzuar konflikti.
Sipas Gjykatës Regjionale të Biel-it, shqiptari i Maqedonisë së pari ka goditur me thikë njërin nga dy shokët e pastaj edhe vet shqiptarin e Kosovës. Ky i fundit ka vdekur pak pas dërgimit në spital. I akuzuari ka pranuar se ka pasur thikë me vete. Por, ai nuk e dinte se cili ka goditur me thikë, kishte deklaruar në procesin gjyqësor të zhvilluar para një viti.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










