E-Diaspora
Protestë-homazh kushtuar Astrit Deharit, në Gjenevë
Të shtunën (nesër) me 12 nëntor 2016, me fillim prej orës 16:00 deri më 17:30, një grup të rinjësh shqiptarë që jetojnë në Zvicër kanë organizuar një protestë-homazh në Gjenevë.
Adresa e manifestimit: Place de Nations, 1202 Genève (përpara ndërtesës së OKB-së
Konteksti: Me 5 nëntor 2016 është lajmëruar vdekja në burg e aktivistit politik Astrit Dehari (26 vjeç) anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje!), i rritur në Zvicër , i paraburgosur në bazë të provave të rrejshme të fabrikuara nga pushteti kriminal.
Vdekja e Astritit ka ndodhur në rrethana të dyshimta, në një vend të zhytur në korrupsion, ku gjyqësori dhe policia janë në shërbim të plotë të pushtetit, aty ku drejtësia është e kapur nga politika dhe që burgos aktivistë politikë të opozitës. Një vdekje e tillë në burg nuk mund të jetë tjetër veç se poltike.
Qëllimi i protestës: Të mblidhemi për t’i bërë homazh Astritit, të kërkojmë drejtësi dhe të lirimin e të gjithë të burgosurve politik në Kosovë; Të denoncojmë Qeverinë autoritare që prej shumë vitesh ushtron diktaturë në vend.
Afishet që do të përdoren: • Drejtësi për Astritin; • Lironi të burgosurit politikë; • Ndal diktaturës Thaçi&Mustafa
Në protestë ftohen të gjitha ato dhe të gjithë ata që kërkojnë liri dhe demokraci pa diskriminim në baza nacionale ose politike. Protesta është e hapur me qëllim që të dëgjohet zëri ynë për drejtësi në Kosovë. Ju mirëpresim që të na bashkoheni!”, thuhet në një ftesë të grupit organizues
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit12 Nëntor 2016
- Ora16:00
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit11 Nëntor 2016 - 20:00
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














