Lajme
“Kosova mbetet një demokraci e papjekur”
Freedom House: Kosova ka rënë nga niveli i 4.25 në 4.50, ndikuar më shumë nga procesi zgjedhor me mashtrime të mëdha
Një raport jo pak i zymtë për vendin është publikuar edhe nga organizata Freedom House, e cila vlerëson se Kosova mbetët një demokraci e papjekur. Në vlerësimet e kësaj organizate, Kosova ka rënë nga niveli i 4.25 në 4.50, ndikuar më shumë nga procesi zgjedhor i karakterizuar me mashtrime të mëdha në të paktën gjashtë komuna.
“Lufta kundër korrupsionit është zhvilluar përmes debateve, por përpjekjet për ta luftuar atë kanë pasur rezultate minimale” thuhet në raport. Në këtë raport përmendet situata jo e mirë edhe e shoqërisë civile, ndërsa e akuzon Qeverinë e Kosovës se ka dështuar të zbatojë dispozitat kushtetuese që garantojnë lirinë e medias dhe të shprehjes.
Organizata vë në pah se gazetarët dhe mediat e pavarura kanë qenë objekt i kërcënimeve dhe i presioneve të shtetit dhe institucioneve ndërkombëtare. Punonjësit e dy të përditshmeve të pavarura thuhet se kanë qenë objektiv i shpeshtë i kërcënimeve. Qeveria thuhet se ka vazhduar të kontrollojë transmetuesin publik, RTK, dhe të ndikojë në mediat private nëpërmjet reklamave selektive.
Për shkak të një rënieje të vazhdueshme të pozitës së gazetarëve dhe zbatimit të pamjaftueshëm të garancive kushtetuese në lirinë e medias, vlerësimi për media të pavarura në Kosovë përkeqësohet nga 5.50 në 5.75. Vlerësimi i Freedom House, për të arriturën më të madhe të Kosovës është vazhdimi i zbatimit të pakos së decentralizimit, pas së cilës u krijuan tri komuna të reja me shumicë serbe.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, mori pjesë në një mbrëmje... -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë -
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria federale synon të kufizojë reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme për fëmijët Qeveria federale e Zvicrës po planifikon të kufizojë ndjeshëm reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme në disa... -
Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë -
Punëdhënësit në Zvicër po përfitojnë nga puna e pjesshme e pavullnetshme -
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë













