Lajme
“URA 2” mbështet të kthyerit nga Gjermania në Kosovë
Pos mbështetjes sociale e psikologjike, të kthyerve u janë bërë edhe pagesa për ushqim, për medikamente ose për mbulimin e qirasë së banimit
Qeveria e landit gjerman Nordrhein Westfallen (NRW) ka vendosur sot që të vazhdojë mbështetjen për integrim në rrethin e ri, të refugjatëve të kthyer nga Gjermania në Kosovë.
Me këtë vendim qeveria është zotuar të vazhdojë projektin “URA 2” (e shkruar në origjinal, në gjuhën shqipe dhe me përkthimin në gjermanishte, v.j.).
Në këtë projekt përveç landit NRW bëjnë pjesë edhe landet si Baden-Württemberg, Niedersachsen dhe Sachsen-Anhalt, thuhet në një komunikatë për shtyp të qeverisë së landit.
Sipas ministrit të brendshëm, Ralf Jäger, qeveria do të mbështesë në veçanti kthimin vullnetar. Personat që kthehen vullnetarisht do të kenë në dispozicion një ofertë më të gjerë ndihmash në krahasim me ata që kthehen me detyrim.
Për faktin se vitin e kaluar projekti kishte treguar sukses, këtë vit do të ngritet shuma e ndihmave për 34 për qind. Sipas z. Jäger, “projekti gëzon një prestigj të jashtëzakonshëm ndërkombëtar”.
Jäger bashkë me anëtarët e komisionit për punë të brendshme të parlamentit të NRW kishte vizituar pak kohë më parë republikën e Kosovës dhe me atë rast ishte njoftuar me punën që bëjnë bashkëpunëtorët e projektit “URA 2”.
“Situata për të kthyerit vazhdon të jetë shumë e vështirë. Dhe për këtë jam i bindur se ata nuk bën t`i lëmë në baltë”, ka thënë Jäger.
Vitin e kaluar bashkëpunëtorët e “URA 2” në Kosovë kanë ndihmuar 710 të kthyer nga Gjermania, në mesin e të cilëve ishin 460 veta vetëm nga NRW. Ata kanë gëzuar mbështetje sociale dhe psikologjike, ndihmë praktike në kontakt me autoritetet e vendit etj.
Por të kthyerve po ashtu u janë bërë edhe pagesa për ushqim, për medikamente ose për mbulimin e qirasë së banimit. Ndihma për gjetje të vendeve të punës, për kualifikim profesional ose për siguirimin e një ekzistence në atdheun e tyre të vjetër janëm po ashtu ojesë e projektit.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA










